RRETH NESH

Anëtarësia

IMAMI

Regjistrohu

Esselamu Alejkum

Mirë se vini në Bashkesinë Islame Gebenstorf, me lokacion në Landstrasse 3, 5412 Gebenstorf. Xhamia jonë është një xhami dhe qendër Islame, ka dyert e hapura 24 orë në ditë, duke ofruar gjithë kohën për lutje dhe refleksion.

Në qendrën tonë, ofrohen pesë kohët e namazit, organizimet të ceremonive martesore islame (nikah) dhe ndihmës së ofruar për transferimin e xhenazeve në vendlindje. Për ne, kjo është pjesë e një angazhimi të thellë për të mbështetur nevojat dhe aspiratat e komunitetit tonë.

Çdo të diel pas lutjes së namazit të drekës, organizojmë ligjëratat islame, duke sjellë ndriçim dhe udhëzim për të pranishmit. Jemi krenarë që bashkëpunojmë ngushtë me të rinjtë muslimanë në zonë, duke nxitur ndjenjën e bashkëpunimit dhe përfshirjes.

Angazhimi ynë edhe shtrihet në fushën e edukatës. Kemi programe të veçanta për fëmijët dhe të rinjtë, duke u ofruar mësimet e Kuranit dhe besimeve islame në një mjedis të përkushtuar dhe mbështetës.

Bashkohuni me ne për të ndarë një udhëtim të pasur shpirtëror, në një mjedis të hapur për të gjithë, gjithmonë gati për t’u përgjigjur nevojave dhe pyetjeve tuaja, 24 orë në ditë.

 

HISTORIKU

GALERIA

anëtarësohu

Të jesh anëtar i xhamisë sonë do të thotë një lidhje e kuptueshme me një komunitet mbështetës. Bashkohu me ne në lutje, edukim dhe aktivitete komunitare. Bëhu anëtar dhe përjeto një komunitet të gjallë i përkushtuar për principet islame.

0
Anëtarët

Xhamia jonë përbëhet prej 250 anëtarëve

0
Xhumaja

Mbi 500 vetë në namazin e Xhumasë

0 %
Rini

Mbi 60% janë të rinjë