Nikahu është një nga momentet më të rëndësishme në jetën e një çifti mysliman. Në Xhaminë në Gebenstorf – Bashkësia Islame Gebenstorf, ceremonia e Nikahut organizohet sipas parimeve dhe rregullave të fesë islame.
Nikahu është një kontratë fetare që bashkon dy persona në martesë dhe përfaqëson fillimin e një jete të përbashkët të ndërtuar mbi respekt, përgjegjësi dhe besim.
Ceremonia e Nikahut në Xhaminë tonë mund të kryhet vetëm pasi çifti të ketë përfunduar paraprakisht kurorëzimin civil në komunën përkatëse.