Rreth Nesh

Xhamia në Gebenstorf – Bashkësia Islame Gebenstorf është një qendër fetare dhe komunitare që prej më shumë se 35 vitesh shërben myslimanët në Gebenstorf, Baden, Brugg dhe rajonin e Aargau.

Ne jemi një xhami shqiptare në Kantonin Aargau e përkushtuar në ruajtjen e vlerave islame, edukimin e brezave të rinj dhe forcimin e unitetit brenda komunitetit. Xhamia nuk është vetëm vend faljeje — por qendër edukimi, solidariteti dhe zhvillimi shpirtëror.

Që nga themelimi, Bashkësia Islame Gebenstorf ka qenë një pikë referimi për komunitetin mysliman në rajon. Për dekada me radhë, xhamia ka shërbyer si vend:

KOMUNITETI YNË

Komuniteti Ynë

Prej më shumë se 35 vitesh, Xhamia në Gebenstorf ka shërbyer si qendër fetare dhe komunitare për myslimanët në Aargau. Gjatë këtyre viteve kemi ndërtuar një komunitet të fortë, të bashkuar dhe aktiv, duke ofruar falje, edukim dhe mbështetje për familjet tona.

Sot, jemi krenarë që vazhdojmë të rritemi dhe të kontribuojmë në jetën shpirtërore dhe sociale të komunitetit tonë.

ANËTARË AKTIVË

300+

Qindra familje janë pjesë e Bashkësisë Islame Gebenstorf.

MËSIM BESIM

100+

Nxënës që vijojnë Mësim Besim në Xhamine Gebenstorf

KAPACITET PËR FALJE

500+

Ambientet e xhamisë në Gebenstorf mund të presin mbi 500 besimtarë gjatë faljes së Xhumasë dhe eventeve të mëdha.

aktivitete

100+

Organizojmë aktivitete fetare, edukative dhe sociale gjatë gjithë vitit.

Çfarë Ofron Xhamia

Si qendër fetare, Xhamia në Gebenstorf ofron:

35 vite Në shërbimin tuaj

Shërbimet janë të strukturuara për të përmbushur nevojat shpirtërore dhe sociale të komunitetit.

450.-

Anëtarësia Vjetore

Anëtarësia në Bashkësinë Islame Gebenstorf është:

450 CHF në vit

Ajo përfshin:

  • Edukim fetar

  • Aktivitete komunitare

  • Programet për fëmijë dhe të rinj

  • Përdorimin e hapësirave të xhamisë

  • Shërbime mortore përmes partnerit profesional

Anëtarësia forcon stabilitetin dhe zhvillimin e xhamisë në Gebenstorf.